Mikrobiologu Nikolla Panovski, e ka komentuar sërish gjendjen me pandeminë në Maqedoni.
Ai akuzon autoritetet shëndetësore, se duke e ditur se në shtator duhet të mbahet regjistrimi i popullsisë dhe të nis viti shkollor, ata lejuan organizimin e ahengjeve.
“Në kushte të situatës së qetë, pa asnjë kontroll në kufi, mundësuan organizimin e dasmave, festave dhe koncerteve, madje edhe në hapësira të mbyllura, dhe u lejua përhapja e llojit Delta, edhe se e dinin se na pret regjistrimi, zgjedhjet dhe më e rëndësishmja viti shkollor”, tha Panovski.
Ai gjithashtu tha se tani autoritetet e kanë të vështirë ta pranojnë se për shkak të ahengjeve, të cilat kanë zgjatur deri më 16 gusht, nuk do t’i hapim shkollat.
“Unë personalisht do të vendosja për modelin e kombinuar, me ndërrime në dy javë”, tha Panovski.