Iu dha lamtumira e fundit 18-vjeçares M.O., në varrezat e qytetit të Ferizajt, e cila u vr*a të dielen në banesën e partnerit të saj. Pas dy ditësh në arr*ati, policia ka arre*stuar sot të dyshuarin kryesor Dardan Krivaqa, ndërsa për Arbër Sejdiun gjykata ka caktuar një muaj pa8raburgim.
Para se të niste ceremonia e varrimit, në Ferizaj u pro*testua dhe u kërkua drejtësi për vr*asjen e 18-vjeçares.
Pr*otesta u përcoll me numër të madh të pjesëmarrësve dhe me pankarta të ndryshme, ndërsa disa nga pjesëmarrësit u hodhën ngjyrë të kuqe policëve që po përkujdeseshin për sigurinë në hyrjen e oborrit të stacionit policor.
Në va*rrim u pa numër i madh i pjesëmarrësve e në mesin e tyre ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.