Ana Kabashi zbuloi disa sekuenca nga kënga e re “Sa kem pi”


Ka kohë që këngëtarja nga Mitrovica, Ana Kabashi po punon për projektin e saj të ri muzikor. Në shumicën e fotografive në Instagramin e saj ajo njoftoi fiks një muaj më parë se kënga e re po vjen së shpejti dhe që titullohet “Sa kem pi”, shkruan Pa Censurë.

Sakaq, ajo sonte vendosi që të publikojë disa sekuenca nga kënga e re, kjo pas një postimi që e bëri më parë duke njoftuar se kënga vjen këtë javë.
E padyshim që kjo këngë e Anës do të jetë edhe një ndër hitet e kësaj vere.