Pas statusit skandaloz, Xhevdet Pozhari akuzon “qikat” se nuk ditën ta lexojnë


Analisti Xhevdet Pozhari i ka reaguar organizatës QIKA, e cila u kërkoi mediave që të mos e ftojnë atë në debate televizive, pas një deklarate ku pati një kritikë për vajzat, me rastin e vrasjes makabre të 18-vjeçares në Ferizaj.

Kundër deklaratës së Pozharit dolën shumë komentues në rrjetet sociale. Ndërsa Pozhari i kërkon organizatës QIKA që të mësohen ta lexojnë atë që ai e shkroi në Facebook.
“”Qikave” që nuk dinë të lexojnë! Ka kohë që për cilindo qëllim deklarimet e mia mundohen t’i devijojnë. Në mungesë të kundëragrumenteve përpiqen të më bëjnë shënjestër. Më duhet ta potencoj: Unë kam thënë atë që kam shkruajtur, e jo atë që doni ta lexoni ju!
Fillimisht, mësohuni ta lexoni atë që është shkruajtur, e jo atë që ju mendoni se është thënë!”, ka shkruar Pozhari.