Ganiu i pandalshëm, modernizon infrastrukturën në Çair


Edhe një e diel pune për ekipet tona komunale të cilat sot rrumbullakuan punimet për shtruarjen me bekaton të rrugës ”7” në lagjen “Skender Metallari”.
Në përurimin e kësaj rruge mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, bashkë me banorët lokalë të cilët e vlerësuan këtë investim infrastrukturorë si mjaft të rëndësishëm.

Ndërkohë që po sot filluam punimet për shtruarjen me bekaton edhe të krahut tjetër të rrugës “7” në lagjen “Skender Metallari”. Edhe kjo rrugë pritet të jetë gati brenda një periudhe të shkurtër.
Modernizimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore në shumë lagje të Komunës së Çairit është ndër prioritet tona që po i realizojmë me sukses.
#VisarGaniu #KomunaeÇairit #SkenderMetallari