Gazetari kosovar, Visar Duriqi, ka komentuar sot fotografinë e këngëtarit Gold Ag teksa shihej duke falur namaz në Rrugën e Kombit. Duriqi ka thënë se njeh shumë njerëz që luten pesë herë në ditë, por që nuk i thonë askujt që t’i fotografojë gjatë kohës sa luten.
Derisa këngëtarit Arian Agushi i është referuar si ‘shtetas i Serbisë që s’din me knue”.
“Njoh shume njerez qe bajne namz. 5 here ne dite bile. Ama, nuk i thone kerrkujt: boma nje foto!, si ky shtetasi i Serbise qe s’din me knue, GoLLd Aga”, ka shkruar Duriqi.
Ndaj këtij komenti të Duriqit s’ka vonuar as përgjigja e Gold Ag, i cili ka publikuar fotografinë e gazetarit Duriqi teksa shihet i gjakosur pas sulmit fizik që i ishte bërë nga persona të panjohur.
“Pa më thuaj kush ta iqi o Visar Duriqi”, ka shkruar Gold Ag, i cili pas pak minutash e ka shlyer postimin.
Update 18 e 32 : Gold AG sapo e ka publikuar një postim të ri pasi ka shlyer atë të vjetrin.