Jeton Shaqiri
Digjitalizimi i shërbimeve është proces tejet i rëndësishëm për të ardhmen europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sot isha prezent në qytetin e Ohrit, ku promovuam qendrën “Një pikë për shërbime”. Ky është një investim direkt i Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe synojmë që kjo qendër të shndërrohet në një lokacion shumë të frekuentuar ku qytetarët e Ohrit do të marrin shërbimet e kërkuara.
Për momentin ofrojmë 62 shërbime direkte, jemi ndërmjetësues për mbi 65 shërbime dhe ofrojmë mbi 800 informacione të nevojshme për marrjen e shërbimeve.
Kjo është qendra e pestë me radhë që hapim pas atyre në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Manastir.
✅Ne nuk do ndalojmë këtu. Planifikojmë të hapim qendra të ngjajshme në të gjitha qytetet e vendit. Për momentin jemi në bisedime me Postën e Maqedonisë, në lidhje me këtë projekt, për të shfrytëzuar zyrat dhe kapacitetet e filialeve të Postës së Maqedonisë, ku si rrjedhojë do kemi mundësi të hapim zyrat tona “Një pikë për shërbime” në të gjitha Komunat e vendit.