G7: Talibanët të garantojnë sigurinë e të huajve dhe afganëve që duan të largohen nga Afganistani


Ministrat e Jashtëm të G7-s u bënë thirrje talibanëve të garantojnë “sigurinë” e të huajve dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga Afganistani.
“Ministrat e G7-s i bëjnë thirrje talibanëve të sigurojnë kalim të sigurt për shtetasit e huaj dhe afganët që dëshirojnë të largohen”, tha në një deklaratë Dominic Raab, kreu i diplomacisë së Britanisë së Madhe, që, aktualisht, mban presidencën e G7-s.

Ministrat theksuan “nevojën që të gjitha palët të respektojnë ligjin humanitar ndërkombëtar”.
“Talibanët duhet të sigurojnë që Afganistani të mos kthehet në një kërc*ënim te*rrorist për sigurinë ndërkombëtare,” paralajmëruan, gjithashtu, ministrat. Takimi i tyre i paraprin një samiti virtual të liderëve të G7-s për situatën në Afganistan, i planifikuar për javën e ardhshme.