Komuna e Tetovës ka urdhëruar “Dauti Komerc” të çlirojë hapësirën publike në afat prej 8 ditësh

Sektori për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësor në Komunën e Tetovës, me kërkesë zyrtare i është drejtuar firmës “Duti Komerc” konkretisht marketit që gjendet në rrugën “Marshall Tito” për lirim të menjëhershëm, të pronës publike, gjegjësisht kërkon që të zhvendoset pengesa për kalim e cila është vendosur në trotuar.

Në një bisedë telefonike gazetari i portalit “Pa Censurë” përgjegjës në Tetovë, ka pyetur firmën “Dauti Komerc”, se kur do ta ndërmerr veprimin për të çliruar hapësirën publike. Të njëjtën nuk i janë përgjigjur pyetjes sonë.

Sot kanë kaluar katër ditë, që nga data 18 prill kur komuna e Tetovës e ka urdhëruar firmën në fjalë, të largojë pengesën në trotuar. ‘Dauti Komerc’ me këtë pengesë në trotuar ka bllokuar një pjesë të hapësirës publike të cilin e shfytëzon si hyrje dalje për parking të marketit.

Në afat prej tetë ditës i njëjti urdhër duhet të zbatohet. “Pa Censurë” do të ndjek ngjarjen…