Më 19.08.2021 nëpunësit policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë – Sektori për punë të brendshme në Gostivar, kanë vazhduar aktivitetet për kontrolle të rregullta të personave me vendim për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.
Kanë konstatuar se 8 persona nga Gostivari, edhe pse kanë pasur vendim për izolim dhe mjekim në kushte shtëpiake, nuk i kanë respektuar vendimet dhe kanë dalë jashtë vendit.
Më 18/19.08.2021 nga nëpunësit policorë të SPB Tetovë është konstatuar se katër persona nga Tetova, të cilët kanë pasur vendim për izolim, e kanë lëshuar vendin.
Kundër personave do të përgatiten kallëzime përkatëse për moszbatim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë, në bazë të nenit 206 të Kodit Penal.