Taravari tha se do ketë koalicion me VMRO, lajmërohet Zejdi si anglez nga deti


Pas deklarimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, se do të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në e Mickoskit në zgjedhjet lokale, është lajmëruar nga pushimet deputeti nga radhët e Alternativës, Skender Zejd Rexhepi, me një thënie në gjuhën angleze
“Gjëja më e mirë rreth kujtimeve është krijimi i tyre” ka shkruar Zejdi.

Nga ana tjetër ka nisur të ketë shumë reagime në opinion pas deklarimeve të Taravarit se do të ketë koalicion me VMRO-në. Në rrjetet sociale Taravarit dhe Seles ia kujtojnë 27 prillin ku pikërisht VMRO-ja me simpatizantët e saj rr*ahu Selën.
Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor ndërsa fushata do të nisë me 27 shtator./Tetovasot