Erdogan: Turqia është e gatshme ta mbrojë aeroportin e Kabulit


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ishte i hapur për bisedime me talebanët. Turqia është e përgatitur për të mbrojtur aeroportin e Kabulit nën sundimin taleban pas tërheqjes së trupave amerikane, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Turqia është ofruar për të kontrolluar dhe drejtuar aeroportin, i cili është kyç për të lejuar vendet që të mbajnë një prani diplomatike në Afganistan, njoftoi BBC. Por avancimi i shpejtë e talebanëve ka hedhur dyshime mbi planin, i cili ishte negociuar me zyrtarët amerikanë të mbrojtjes.

Në një fjalim televiziv të mërkurën, Erdogan tha se Turqia ende e ka në vëmendje për të operuar në aeroport. “Me talebanët që mbajnë kontrollin mbi vendin, një panoramë e re u shfaq para nesh,” tha ai. “Tani ne po i hartojmë planet tona sipas këtyre realiteteve të reja.”

Erdogan tha se ishte gati të zhvillonte bisedime me udhëheqësit talebanë. “Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Ata [udhëheqësit talebanë] kanë qenë shumë të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve me Turqinë,” tha Erdogan.