Në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga shteti pritet rreth 2 orë, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa, informuan sot pasdite nga Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM). Nga sot, rruga rajonale që kalon përmes Parkut Kombëtar Galiçica është normalizuar, për të gjitha automjetet. Nga LAMM njoftojnë se për nesër, në periudhën prej orës 11:30 deri në 14:30 do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugën Kërçovë-Ohër, më saktësisht në pjesën Preseka-fshati Vrbjani. Ndërprerjet do të zgjasin nga 15 në 20 minuta.