Iker Casillas nuk e kursen vetën përballë flakëve – ai shkoi në vendin nga e ka prejardhjen për të ndihmuar

Navalacruz, qytezë në Spanjë, i njohur së fundmi edhe për zjarret që e kanë kapluar, por kanë filluar të jetë nën kontroll edhe pse deri tani janë shkatërruar më shumë se 15,000 hektarë, e ku në ndihmë për shuarjen e zjarreve iu doli edhe Iker Casillas, portieri historik i Real Madrid, që ka prejardhje nga ky vend.

Siç dihet, qindra njerëz janë dashur të evakuohen nga lokalitetet e kësaj zone të Sierra de Gredos, pasi zjarri është klasifikuar si “më i keqi i vitit”, dhe megjithëse ka filluar të stabilizohet, nuk mund ende konsiderohen i kontrolluar.
Iker Casillas nuk ka qëndruar duarkryq, por ka udhëtuar tek vendi i tij për të ndihmuar bashkatdhetarët, duke bashkëpunuar me zjarrfikësit dhe anëtarët e Njësisë së Urgjencës Ushtarake në luftën kundër zjarrit.

https://twitter.com/IkerCasillas/status/1427644534574419991?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1427646017919455235%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fiker-casillas-nuk-e-kursen-veten-perballe-flakeve-ai-shkoi-ne-vendin-nga-e-ka-prejardhjen-per-te-ndihmuar%2F

Përmes rrjeteve të tij sociale, portieri, ka shkruar për punën heroike të njerëzve që ishin më të në vijën e parë.
“Me forcë kundër flakëve, pa frikë për të ndihmuar dhe punuar së bashku!”, ka shkruar Casilla në rrjetet sociale.
Ai ka lavdëruar të gjithë që ishin në këtë luftë për punën dhe trimërinë.
Casillas është vlerësuar gjerësisht për këtë gjest, duke treguar se e kaluara nuk harrohet.

https://www.instagram.com/p/CSsaIxnDbUV/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7a273f0d-f0d1-467d-af17-cc6b0bba5c22