Kjo grua pretendon se është martuar me fantazmën e Michael Jackson: Atij i pëlqen të hajë biskota me mua


Kathleen Roberts është një grua që pretendon se është Marilyn Monroe e rimishëruar. Por jo vetëm kaq! Ajo beson se është martuar me fantazmën e Michael Jackson.
Në një artikull për Daily Star, Roberts pretendoi se prania fantazmë e Jackson nuk bën seks me të, megjithatë, atij i pëlqen ta përdorë trupin e saj tokësor për të kërcyer, kënduar dhe ngrënë.

Krahas një videoje, ajo zbuloi se këngëtari i propozoi asaj “në mënyrë të qartë” me një “unazë fejese rozë”.
“Atij i pëlqen të hajë në mua. Ai i do biskotat. Ai flet shumë më tepër nga sa prisja si një fanse e mëparshme,” –tha Roberts, duke shpjeguar edhe se ikonës së ndjerë të muzikës nuk i pëlqen të preket: “Ai më tremb me vizionet merimangë dhe vizionet e kufomës së vdekur nëse e puth ose përpiqem të filloj romancën fizikisht.”

Roberts tregoi se ajo ndihet e veçantë që Jackson e zgjodhi atë për gruan e tij dhe se ata e trajtojnë marrëdhënien e tyre sikur të ishin të martuar.
“Ne kemi uljet dhe ngritjet tona, por Michael, e vërteta është se unë thjesht nuk mund të ndaloj së dashuruari ty,” -u shpreh ajo.
Kathleen Roberts gjithashtu pranoi se shqisat e saj mbinatyrore ishin ngatërruar më parë si skizofreni.