Qeveria me vendim: Viti i ri shkollor do të fillojë me prezencë fizike

Qeveria miratoi vendimin që mësimi nga shtatori të nisë me prezencë fizike. Paraprakisht, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovskaka tha se të përjashtuar nga mësimi me prezencë fizike do të jetë fëmijët me sëmundje kronike ose ata të cilët në familjet e tyre kanë anëtar të sëmurë kronikë. Të njëjtëve do t’u mundësohet mësimi online. Mirëpo, siç tha Carovska, mësimi me prezencë fizike do të realizohet deri në momentin që nuk përkeqësohet gjendja me Covid 19.

“Duhet ta dimë se me mësim me prezencë fizike do të realizohet deri në momentin që na lejon Komisioni për sëmundje infektive , në rast se përkeqësohet gjendja ose futemi në rrezik më të madh nga ajo që jemi sot atëherë sigurisht se jemi të gatshëm për të ndryshuar skenarin e cila do të na rekomandohet si më e përshtatshme”- deklaroi Mila Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Carovska u shpreh e kënaqur me mbi 62 % të mësimdhënësve të vaksinuar. Por, pranoi se përqindja duhet të rritet edhe më shumë. Ndërsa përsëriti apelin për vaksinim, Carovska nuk tregoi se si do të veprohet me mësimdhënësit që do të refuzojnë vaksinën.

“Por, nëse arrijmë 80 % unë do të jem shumë e lumtur. Mësimdhënësit tashmë janë kthyer nga pushimet dhe jam e sigurt se do të kemi edhe një aksion më të madh të vaksinimit deri më 1 shtator dhe më sigurt do të ndjehemi në shkolla. Sigurisht, është zgjedhje e secilit a do të vaksinohet por e rëndësishme është se me vaksinim e mbrojnë veten dhe të gjithë rreth tyre”- pohoi Mila Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas Carovskës, respektimi i protokollove për mbrojtje nga virusi do të mundësojë proces mësimor të sigurt. Mes tjerash, protokollet për shkollat fillore dhe të mesme parashikojnë: mbajtja e patjetërsueshme e maskës, matje e temperaturës dhe dezinfektim të duarve për nxënësit dhe stafin tjetër të shkollës, ajrosje e rregullt e ambienteve ku mbahet mësimi, të vihen në funksion të gjitha hyrjet e shkollës. Persona përgjegjës do të kujdesen për hyrjen dhe daljen e nxënësve me qëllim mbajtjen e radhës dhe distancës.

Ndalohet hyrja e prindërve në shkollë përveç atyre që kanë fëmijë me aftësi të veçanta. Ndalohet përshëndetja me kontakt fizik mes nxënësve dhe stafit të shkollës. Mos përzierje e nxënësve nga klasa të ndryshme. Pastrim të sallës së edukatës fizike pas shfrytëzimit nga çdo grup i nxënësve, mirëmbajtje të tualeteve me mjete adekuate për mbrojtje nga virusi. Shfrytëzimi i sallës së sportit ose bibliotekës vetëm nga grupe nxënësish nga e njejta klasë.