Fifi është padyshim një nga këngëtaret më në zë në industrinë e muzikës shqiptare që ka ditur gjithmonë si të vj*edhë zemrat e publikut, sidomos me baladat e saj të famshme. Mirëpo, ndër të tjera Fifi është komentuar edhe për format e saj trupore për të cilat nuk ka patur kurrë komplekse të flasë hapur dhe të përcjellë mesazhe mjaft domethënëse për të gjitha vajzat që mendojnë se dukja ka më tepër rëndësi se ajo çka ato zotërojnë me zemër e mendje.
Vitin e kaluar ajo u komentua shumë në media për rrugën e gjatë të ndryshimit, pasi vendosi të humbasë disa kilogramë dhe kjo për shkak të shëndetit. Ajo ka treguar në intervista të ndryshme se kilogramët e tepërt po i sillnin probleme serioze shëndetësore. Kështu, artistja hoqi plot 15 kilogramë, duke bërë një ndryshim drastik.
Fifi së fundmi kërkoi ndihmë prej ndjekësve në Instastory duke i pyetur se si mund të marrë rre*ze dielli, pasi është shumë e bardhë. Mirëpo, disa prej ndjekësve kanë komentuar linjat e saj trupore duke i shkruar se ka shtuar peshë sërish. Një ndjekëse i shkruan:
“Fifi, e dashur dukesh sikur ke shtuar peshë sërish apo e kam gabim?”. Ky mesazh e ka revoltuar jo pak Fifin e cila është lodhur nga këto komente. “A e di sa mesazhi më vjen me këtë lloj komenti. Ç’punë keni me a kam shtuar apo hequr. A mos jeni duke më mbajtur në shpinë? Apo po ua ha bukën? Se na lodhët. Tmerr”, shkruan Fifi me të drejtë.