Filipçe: Masat e reja nuk do të fillojnë nesër, do të japim afat të arsyeshëm


Masat e reja për hyrje dhe dalje nga shteti nuk do të fillojnë nesër apo pasnesër. Ne do të japim një afat të arsyeshëm, nëse do të jetë një javë apo dhjetë ditë, do të kumtojmë nesër. Ne kemi parasysh se shumë nga qytetarët tanë janë në pushime, ndërsa të tjerët ende nuk kanë shkuar. Nuk duam të shkaktojmë kosto financiare shtesë, deklaroi sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe shpjegoi se si shtetasit e huaj ashtu edhe ata tanë do të duhet të dorëzojnë test PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose vërtetim se ata e kanë tejkaluar virusin, jo më pak se 45 ditë ose certifikatë se janë vaksinuar. Nuk ka test të detyrueshëm PCR për fëmijët.
Filipçe përsëriti se vaksinimi është mekanizmi i vetëm për tejkalimin e kr*izës së Kovid-19. Duke marrë dy doza, nënvizoi, rre*ziku i vd*ekjes nëse dikush in*fektohet zvogëlohet për 20 herë.

“Ka dëshmi se vaksina jep rezultate, dhe efektiviteti i saj është i dëshmuar. Nuk ka efekte anësore më serioze vetëm se ethe të rritura normale. Numri i të vaksinuarve, të sapodiagnostikuarve dhe të infektuarve matet në promil”, deklaroi Filipçe dhe theksoi se spitalet janë të stërmbushura në qytetet ku shtrirja e vaksinimit është më e ulët, si në Tetovë, Kumanovë, Gostivar.

Filipçe thekson se imuniteti i fituar përmes vaksinimit dhe rivaksinimit zgjat më shumë sesa përmes tejkalimit të virusit.
“Imuniteti kolektiv fitohet vetëm përmes vaksinimit dhe është vërtetuar se është më i qëndrueshëm se ai i fituar tejkalimit të sëmundjes. E rëndësishme është që me vaksinimin të tregojmë se kujdesemi edhe për vendet e tjera”, nënvizoi Filipçe.

Në lidhje me pro*testat e djeshme, ai tha se nuk mund të dëgjohej asnjë argument për vaksinat, as për efektivitetin ose sigurinë e tyre.
“Fatkeqësisht, ne dëgjuam një mori ofendimesh dhe kërcë*nimesh kundër punonjësve shëndetësorë që e meritojnë më së paku sepse vd*iqën nga puna, gjatë gjithë kohës. Ata nuk meritonin të quheshin vr*asës. Jam me të vërtet i befasuar dhe i zhgënjyer”, tha Filipçe.