Dje qarkulloi lajmi se administrata e Presidentit të SHBA, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me disa vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, për të siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve që punonin për qeverinë amerikane.
Lajmi është bërë i ditur për “Reuters” nga katër zyrtarë amerikanë, të cilët janë shprehur se administrata amerikane kërkon të mbrojë afganët e lidhur me SHBA-në nga hakmarrjet talebane, ndërkohë që përfundojnë në mënyrë të sigurt procesin e miratimit të vizave të tyre amerikane.
Lajmi vjen në një periudhë delikate kur ideja e kryeministrit Rama për të marr punëtorë nga Afganistani dhe Bangladeshi ka hasur në kundërshtime të mëdha. Përveç kësaj jo pak debat ka hapur edhe imami i njohur në Tiranë, Ahmed Kalaja ku ka mirëpritur disa besimtarë nga vendet e Lindjes.
Kalaja, i lumtur thotë se vendi ynë tashmë “po vizitohet nga ana e anës”, ndërsa thekson se sipas tij bëhet fjalë për turistë.
Ai në rrjetet sociale ka postuar edhe fotografitë me mysafirët, ku bien në sy komente nga shqiptarë të alarmuar, pasi kemi të bëjmë me një temë të ndjeshme.
Një komentuese me ironi e pyet: “Nga do i bëjë pushimet? Në Dhërmi apo në Jalë?”
“Kur na largoni ne, do ju duken mjalt këta të shkretë”, i shkruan dikush tjetër.
Ndërsa një komentues i konfuzuar pyet “Për çfarë përforcimesh bëhet fjalë?” të cilës Kalaja i përgjigjet: “Turistë”.
Por kjo nuk mbaron me kaq. Mesa duket Hoxha paska hapur kompani që sjell punëtorë nga jashtë. Duket që lajmit se SHBA po zhvillon biseda sekrete me qeveritë i qenka gëzuar pa masë hoxha.