Ka shkuar në 44 numri i vi*ktimave të vërshimeve në pjesën veriore të Turqisë, ndërsa familjarët e të zhd*ukurve po e përcjellin në an*kth punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit.
Nga pamjet shihen dë*me masive në qytezën Bozkurt, në bregdetin e Detit të Zi, ku ekipet emergjente po kërkojnë për njerëz nën rrë*nojat e ndërtesave.
Në një ndërtesë të shembur afër br*egut të një lumi besohet se dhjetë persona ndodhen nën rrënoja.
“Kjo është e pashembullt. Nuk ka rrymë. Telefonat nuk punojnë. Nuk merr lajme nga askush”, tha banori Ilyas Kalabalik.
Ai ishte i rrethuar nga banorë të tjerë, të cilët po e pyesnin njëri-tjetrin për ndonjë lajm rreth të zhd*ukurve.