Dizajnerja nga Tetova në krye të revistës së njohur në New York “OVER Magazines”


Dikur profesoreshë në disa shkolla të mesme të Tetovës (shkolla Ekonomike, shkolla tekstile dhe në Gjimnaz), sot është një profesoreshë në Universitetin e Tetovës. Tashmë është edhe një dizajnere e njohur profesionale, e cila ka një atelieri në qytetin e Tetovës.

Bëhet fjalë për Profesoreshen-Dizajneren Valentina Marku-Pajaziti e cila kohës së fundit është shumë aktive në punën e saj si dizajnere. Para disa ditësh Valentina ka bërë disa dizajne fustanesh, ku këto të fundit janë perzgjedhur si foto kopertine nga nje revistë në New York, sukses ky i arritur me shumë punë dhe vullnet nga Valentina. Është revista Over e Tom Marvel, ajo që në mes të shumë dizajneve e modeleve të ndryshme, e perzgjodhi dizajnin e fustanit të punuar nga Valentina, një fustan shumë atraktiv dhe me një model shumë interesant, shkruan Pa Censurë.

Kujtojmë se Profesoresha-Dizajnerja Valentina Marku-Pajaziti, është e lindur dhe e rritur ne Pejë. Që nga shkolla e mesme filloi të mësonte rreth dizajnit dhe tekstilit ku në shkollë të mesme e po ashtu edhe në universitet në studimet deri diplomike vazhdoi në degën Dizajn tekstil. Studimet i kreu në Akademinë e Arteve në Tiranë, më pas vazhdoi me magjistraturën në Prishtinë si dhe përfundoi doktoraturën në Novi-Pazar të Serbisë.
Sukses pas suksesi arriti këtu ku është sot.

Përveç punës si mësimdhënëse, Valentina ka qenë e angazhuar edhe në punen e saj si artiste kostumografe në disa drama te organizuara nga Ministria e Kulturës së Maqedonise së Veriut, në Shkup dhe në Tetovë. Gjithashtu para disa viteve ka organizuar edhe sfilatë mode me 15 modele të ndryshme ku nuk ka munguar luksi dhe estravaganca. Ndryshe nga këto, Valentina ka qenë aktive dhe në disa ekspozita të ndryshme ku akoma edhe sot vazhdon të jetë aktive me ekspozita të ndryshme në disa qytete të Maqedonisë së Veriut dhe në Kosovë poashtu.
Valentinës i urojmë shumë suksese më tutje dhe shprsojmë që ditëve në vazhdim të shohim edhe shumë dizajne të tjera në revista të mëdha botërore e gjithandej ku bëhet fjalë për modën.