QMK: Shiu ndihmon në lokalizimin e zj*arreve


Vatrat e medha të zj*arrit që kishin përfëshir vendin janë vënë në kontroll. Shumica e tyre janë shuar tërsisht, nuk ka asnjë vatër zj*arri të pakontrolluar dhe të rre*zikshme në territorin e vendit tonë, njoftojnë nga Qendra për menaxhim me kr*izat, faktor për këtë janë edhe ndryshimet e motit që ndodhën pasditen e djeshme.

“Për fat të mirë, sot kemi ulje të madhe të zj*arreve gjë për të cilën ndikojnë dy faktorë, e para dhe më e rëndësishmja nga rrethanat e motit, pasi dje ra shi, madje në disa rajone në Maqedoni kishte edhe mot të lig. Por edhe nga forcat e angazhuara në suaza të sistemit për menaxhim me kr*iza për shuarjen e zj*arreve.”, tha Ilija Bojarovski nga QMK.

Nga QMK thonë se zj*arri në rrethinën e Petrovecit është shuar në tërësi, ndërsa në rajonin e Sarajit në fshatin Rahoviq, është shuar, por ka vatra të cilat akoma duhet të mbahen në kontroll, andaj përfaqësues të QMK me njësi speciale me ekspertë francez kanë shkuar në terren për vëzhgim në këtë pjesë. Janë shuar edhe zj*arret në rajonin e Prilepit. Siç njoftojnë nga QMK në mëngjes është paraqitur zj*arr në Vlladimirovë dhe Rusinovë por me intervenim të shpejtë të njësive kujdestare zj*arri është shuar. Vendi u përfshi nga vala e zj*arreve që në fillim të muajit gusht, ndërsa më të rre*zikuara ishin rajoni i Pehçevës dhe Dellçevës.

Në ndihmë për të shuar zj*arret në vendin tonë erdhën njësi të zj*arrfikësve nga Bullgaria, Sllovenia, Austria dhe ekspertë francez. Rumania ndihmon me aeroplan për shuarjen e zj*arreve ndërsa për disa ditë kishte edhe dy helikopterë nga Serbia. Nga zjarret, zyrtarisht është regjistruar vetëm një zj*arrëfikës i lënduar nga Austria, i cili ka marrë plagë serioze, por është jashtë rre*zikut për jetë.