Hapja e pikës së dytë për imunizim në Tetovë ka larguar turmat e njerëzve që prej pesë ditësh krijoheshin në pikën rajonale të vaksinimit. Autoritetet thonë se kanë ndarë pikat e vaksinimit në dy grupe, ata që vaksinohen për herë të parë janë caktuar tek Shtëpia e Shëndetit, ndërsa personat që kanë terminin për rivaksinim vazhdojnë tek salla sportive tek shkolla e mesme e Mjekësisë.
“Jo jo sot shumë rehat është, jo siç ishte dje. Nuk ka tollovia sot”
“Jo valla mirë mirë ka shku sot. Dozën e dytë e mora shumë mirë jam, edhe të parën shumë mirë isha”
Mjeku kujdestar Aleksandar Kërstoski është shprehur se në rast të rikthimit të tollovisë, do të kërkohen policë shtesë për mbajtjen e rendit.
Problemi krijohej nga ana e vetë njerëzve, sepse nuk iu lejonin përparësi atyre që duhej pranuar dozën e dytë duke menduar se kanë përparësi. Por pas vizitës së drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit, u angazhuam për hapjen e pikës së dytë tek spitali ky mundësohet pranimi i dozës së parë të Fajzerit, dhe meqë punohet edhe atje u evitua tollovia. Nëse kthehet tollovioa gjitha masat do merren, nëse vetë njerëzit nuk respektojnë masat do kërkojmë uniformat që të mbajnë rend”, tha Aleksandar Kostoski, mjek kujdestar.
Nga SPB e Tetovës thonë se në pikat e vaksinimit ka nga katër policë, ndërsa në kërkohen forca shtesë, numri i tyre do rritet nga katër në tetë.
Vlejnë ende gjitha masat e parashikuara nga organet kompetente për parandalimin e përhapjes së virusit. Është në favor të gjithë neve respektimi i masave dhe mbajtja e distancës. Që nga hapja e pikës së vaksinimit, pjestarë të SPB Tetovë, ka organizuar që për çdo ditë katër pjesëtarë janë të vendosur në pikë, por në rast nevoje, kur paraqitet numër i madh i personave, për mbajtje të rendit do kemi edhe policë shtesë, dy apo katër, sa e kërkon nevoja”, theksoi Fatmir Rexhepi. zëdhënës i SPB Tetovë.
Përveç Astra dhe Zeneca që përdoret për vaksinim për dozën e dytë, nga dita e sotme, për dozën e parë, banorët e Pollogut vaksinohen edhe me vaksinën Fajzer.