Ai mendon se ka ardhur momenti të bëjmë më shumë për njëri – tjetrin, më shumë se kurrë. Pacientët të ndihmon në cdo kohë kur e do nevoja. Të ndihmon të gjithë pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, e jo të presin me javë dhe muaj për një shërbim.
Artani dhe bashkëshortja e tij jetojnë në Tetovë,të cilët kanë dy fëmijë të mrekullueshëm, ndërsa babai i tij i ndjer ka qenë profesori i dalluar në Tetovë , Shkup dhe Kërcovë, bëhet fjalë për Shemsedin Rushaj.
Kirurgu Artan Rushaj përgjatë një dite në Spitalin Shtetëror në Shkup u ofronë pacientëve trajtim profesional për sëmundjet që kanë, ndërsa mikëpritjen e ka vëllazërore.
“Mbarova fakultetinë e mjekësisë në Shkup dhe mendova se duhet të bëja diçka më shumë për pacientët hallexhinjë. Andaj vendosa që të jam i kapshëm për atë në cdo kohë, të marin shërbimin profesional dhe të mos kushtëzohen për asgjë. Në shëndetësin publike, pacienti duhet të jetë në prioritetin më të lartë ” – thotë Rushaj.
Kirurgu Artan Rushaj nuk e kishte ëndërruar kurrë që një ditë do të studionte mjekësi në Shkup. Zgjedhjen e bëri i nisur nga sëmundjet e rrënda të shumë pacientëve nga Tetova dhe dëshira e madhe e të atit SHEMSEDIN RUSHAJ, nga nevoja dhe dëshira që ai kishte, jo vetëm për ndihmë mjekësore, por mbi të gjitha njerëzore.
Babain SHEMSEDIN, fatkeqësisht nuk arriti ta mbante në jetë dhe të përjetoj gëzimin e madh ku ARTAN RUSHAJ mori titullin KIRURG SPECIALIST I UROLOGJISË, por u zotua që do të bënte gjithçka për të tjerët.
Për të, mjekësia është mbi të gjitha humanizëm.
E kjo fotografi flet mjaft. Që të e gjithë familja RUSHAJ me fëmijët shihen të lumtur dhe reflektojnë pozitivitet.
Me këtë fotografi, nëna e mjekut MELIHA LACKA RUSHAJ,një veterane e arsimit në pension uron sukseset e Artan-it, gëzimit të parë të saj, me fjalët më të mira, teksa ia bën me dije se e duan që të gjithë shumë.
“Urime profesionin më human, biri im Artan. Ne të duam shumë. Isha më. e lumtura në botë kur të. përqafova për herë të parë në jetë. Puthje nga krejt ne. Jemi shumë krenar me ty pasi si mjekë do tju ndihmosh njerëzve hallexhinjë ✨✨✨✨✨✨✨✨”, ka komentuar zonja MELIHA, fotografinë të cilën e ka postuar djali i saj, kirurgu Artan Rushaj.
Plani i Artan Rushaj është që një ditë, klinika e Urologjisë në Shkup të bëjë operacionet më të komplikuara, ngjajshëm si në shtetet perëndimoore, si në Gjermani, Francë dhe shtetet tjera me të vetmin qëllim që pacientët hallexhinj sa më afër ti marin shërbimet shëndetësore dhe mos udhëtojnë jashtë shtetit.