Angellov: S’kemi kohë për filozofi, kemi katër vatra aktive të zj*arreve


Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov në konferencën e sotme për shtyp tha se në vend ka katër vatra aktive të zj*arrit. Angellov i bëri thirrje kreut të VMRO-DPMNE-së , Hristijan Mickoski që në vend të fy8erjeve dhe ak*uzave të dërgojë ekspert nga kjo parti që të monitorojë punën e QMK-së.

“Në vend se të fy*ejm njëri-tjetrin, dërgoni njeriun tuaj, le të vijë në Shtabin Kryesorë dhe nga afër le ta ndjek punën e Shtabit Kryesorë për Menaxhim me Kriza. Ndoshta do të japë ndonjë ide të mirë. Ne nuk kemi kohë për filozofi, sepse çdo ditë po shuajmë zj*arre. Mbrëm kishte 14 zj*arre të tilla, për momentin ka vetëm 4. Shpresojmë që së paku një prej tyre sot do të shuhet tërësisht, respektivisht zj*arri mbi fashtin Budinarci, komuna e Berovës”, tha mes tjerash Angellovski.