Isak Gashi nga fshati Mleqan i Malishevës që aktualisht jeton në diasporë ka vendosur që nga kursimet e tij t’i dhuroj 10 mijë euro për fondin e krijuar për mbrojtën ligjore të ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli që aktualisht është në parabu*rgim në Hagë.
Gashi ka thënë se ai Veseli me bashkëlu*ftëtarët e tij kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e të gjithë shqiptarëve.
“Ai ka nevoje për ne më shumë se kurrë më parë. Unë e kam kryer obligimin tim. Edhe vet kam qenë ushtar i UÇK-së dhe vlerësoj se ata po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka thënë Gashi.
Më këto mjete të dhuruara, Isak Gashi planifikonte që t’i investonte në shtëpinë e tij, por thotë se ai do të punoj sërish dhe vitin tjetër do t’i investoj në shtëpi.
Kujtojmë se muaj më parë përmes një komunikate është bërë e ditur se për mbështetjen ligjore të ish-kryetarit Kadri Veseli është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit”.
“Fondacioni është themeluar mbi bazën e kuadrit ligjor në fuqi në Republikën e Kosovës dhe ka për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare në mënyrë të mirë-organizuar dhe transparente nga ana e personave fizik dhe juridik – të cilët shprehin vullnetin dhe solidaritetin e tyre për të ndihmuar financiarisht, përmes donacioneve, mbrojtjen juridike të ish-Kryetarit Veseli”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e këtij fondi.