Ftesa për NATO, Zaev: Të shtunën festë e madhe në Maqedoni

Delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev mbërriti në samitin e NATO-s ku dhe Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, zyrtarisht do t’ia jap ftesën për nisjen e bisedimeve para-aderuese për anëtarësim në NATO.

Në mbërritje Zaev përpara gazetarëve tha se është ditë historike për Maqedoninë. Sot do të merret zyrtarisht ftesa për tu bërë anëtarja e 30-të e NATO-s. Zaev paralajmëroi se të shtunën në 15 qytete do të ketë festë të madhe për shkak të marrjes së ftesës. Zaev theksoi se qytetarët e Maqedonisë janë mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropia