Pako të re të masave ekonomike do të ketë vetëm nëse mbyllen sektorë të caktuar për shkak të situatës me pandeminë. Për momentin, nuk ka nevojë për masa të reja për të ndihmuar ekonominë sepse me masat e reja kufizuese do të punojnë të gjithë sektorët, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. I pyetur nëse buxheti ka siguruar para për pako të re masash ekonomike, Bekteshi nuk u përgjigj.
“Në rast se jemi në situatë për të sjellë bllokim të plotë të ndonjë sektori të caktuar, ne, si më parë, do të miratojmë masa shtesë ekonomike për të gjithë ata sektorë që do të mbyllen plotësisht. Masat ekzistuese që kemi miratuar nuk janë ndalesë e plotë e objekteve gastronomikë pot vetëm për ata që punojnë brenda.”– deklaroi Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.
Në rishikimin e buxhetit nuk ka para të rezervuara që do të përdoreshin për pako të re masash ekonomike. Për programin Covid, në rishikimin e buxhetit janë ndarë 178 milionë euro, por të gjitha këto para janë të destinuara për realizimin e masave tashmë të miratuara nga pakoja e pestë dhe e gjashtë, siç janë:
RISHIKIMI I BUXHETIT:
PAGESA E PAGAVE PËR PUNONJËSIT PËR MUAJIN SHKURT DHE MARS
MBËSHTETJE FINANCIARE PËR OBJEKTET GASTRONOMIKE,
RESTORANTE PËR DASMA, INDUSTRI EVENTESH, ETJ.
PËR KOMPANITË QË RIINVESTUAN FITIMET E VITIT 2020 ME
MASA PËRMES BANKËS SË ZHVILLIMIT DO TË SUBVENCIONOHEN NORMAT E INTERESIT
TESTE PCR FALAS PËR TURISTËT E HUAJ
Mediat kërkun përgjigje nga Ministria e Financave nëse dhe sa para do të ndahen për grup të ri masash nëse është e nevojshme dhe nëse do të duhet të bëhet rishikim i ri i buxhetit për të siguruar para. Por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje.