Ish-ushtari I Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) nga Komuna e Sarajit, Shabi Matnjani i cili ka vite që jeton, vepron dhe punon me familjen ne Zvicër, së fundmi në një aheng familjar (dasmë syneti të djalit), ka befasuar mysafirët e pranishëm me porosinë e tij.
Edhe pse në dasmën e tij këndonin një ndër grupet më të famshme të folklorit shqiptar Vllezërit Agaj (Zhutat), ai ka kërkuar nga familjarët, miqtë dhe shokët e tij të lu*ftës që mos të ketë të sht*ëna në ajër me ar*më zj*arri.
“Ju faleminderojë nga zemra gjithëve. Ju lus bashkëlu*ftëtarë, miq e familjar të festojmë këtë aheng timin familjar pa të shtë*na me ar*më”, ka thënë Matnjani para mysafirëve, dhe më pas ka shtuar se kur është dashtë ne kemi sht*ënë, dhe prapë e kapin ar*mën nëse për atë thërret nevoja e shqiptarisë.
Shabi Matnjani bashkëlu*ftëtar i komandantëve të mëdhenj me rastin e 20 vjetorit të lu*ftës së UÇK-së, për shkak të situatës me pandeminë nuk ka qenë në gjendje të merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për kontributin e dhënë gjatë lu*ftës, andaj Bashkësia Lokale e fshatit Gajre – Tetovë, gjeti rasti që me këtë aheng familjar t’i ndajë mirënjohje Shabi Matnjani, njërit ndër ish-ushtarët me të rinj në moshë të lu*ftës së UÇK-së. Ai i’u është bashkuar radhëve të UÇK-së në moshën 19 vjeçare.
https://pressonline.mk/wp-content/uploads/2021/08/video-1628511091.mp4?_=1