OBRM-PDUKM opozitare kërkon që Kuvendi të mblidhet menjëherë dhe të diskutojë situatën e kr*izës me zj*arret. Ata thonë se shteti nuk po merret me zj*arret dhe aku*zojnë kryeministrin Zoran Zaev se është larguar nga vendi gjatë kr*izës.
“Dezertori Zoran Zaev la njerëzit e tij. Nuk ka asnjë rast tjetër në Evropë ku Kryeministri të bra*ktisë vendin e tij gjatë një kr*ize të madhe. Ai hyri dje në vend, bëri fotografi me këpucë të llakuara dhe një bluzë të markës prej 500 eurosh, dhe pastaj u largua përsëri nga vendi dhe i la njerëzit në baltë. Ndërsa largohej nga Berova me një Mercedes të shtrenjtë shtetëror, zj*arri ende po digjej për tokë. Doli se nuk ka sistem mbrojtjeje. Ndërsa i gjithë rajoni dërgoi zj*arrfikës dhe burime për t’u marrë me zj*arret, vetëm Zaev u largua nga vendi,” thonë nga OBRM-PDUKM. OBRM-PDUKM kërkon përfundimin e pushimeve të deputetëve në mënyrë që të mbajnë seancë urgjente të Kuvendit për të diskutuar krizën me zjarret.