Keni një shoqërim të rëndësishëm pas punës, e nuk keni kohë të shkoni në shtëpi që të përgatiteni. Krejt çfarë ju nevojitet është që në mëngjes ta bëni grimin kështu që para se të dilni, në “shpejtësi” ta theksoni grimin ekzistues, ja si!
GRIMI DITOR
Baza: Çelësi në grimin e qëndrueshëm qëndron në përgatitjen si duhet të lëkurës. Së pari vendoseni bazën, e më pas edhe korrektorin (por vetëm në pikat kritika në fytyrë). Përfundoni me pudër. Kapakët e syve: Zbutni skuqjet dhe mbuloni mangësitë duke vendosur korrektues në kapakët e syve. Sytë: Me “eyeliner” të zi nxirrni linjat e këndeve përkrah qerpikëve të sipërm. Theksojini me dy shtresa të maskarës së zezë. Faqet: Shtoni pak bronzues përmes mollëzave deri te kapakët e syve. Buzëqeshni dhe përmes bojëkuqit rozë theksojini faqet. Buzët: Buzëkuqin ose shkëlqyesin për buzë me ngjirë të verës do ta plotësojë dukjen ditore dhe ju bën të dukeni shkëlqyeshëm. Kjo nuancë ju përshtatet të gjitha zonjave, pa marrë parasysh në ngjyrën tenit të tyre.
GRIMI I NATËS
Kapakët e syve: Grimoni sytë në stilin neutral “smoky eye”, duke vendosur theksues në këndet e brendshme të syve. Më pas, në kapakët e syve vendosni hije esmere të çokollatës, e nga sipër i theksoni me nuancë esmere prej margaritari. Sytë: Trashni linjat ekzistuese edhe njëherë me një shtresë së lapsit dhe tërhiqni edhe linjat e poshtme të qerpikëve. Vendosni edhe një shtresë të maskarës.
Faqet: Aplikoni bronzues në mënyrë që t’i theksoni faqet dhe ta ndjeni skicën tyre. Në këtë mënyrë do të formoni një dukje më dramatike. Buzët: Forconi intensitetin e ngjyrës në buzë duke “përmirësuar” buzëkuqin. Më pas, me laps ngjyrë vishnje, theksoni buzëkuqin. Për fund, në pjesën e mesme të buzëve aplikoni pak shkëlqyes për buzë.