Vatrat e zj*arrit në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë vënë në kontroll


Pas dy ditësh me shumë vatra zj*arri në Tetovë, situata është e qetë. Sipas kryeshefit të Njësitit të Zja*rrfikësve në Tetovë, Uka Aliti zja*rret janë vënë nën kontroll, ndërsa më i madhi ishte në fusha, përkatësisht tek zona ekonomike.

“Ditën e djeshme kemi pasur tre intervenime nga NJTKZ Tetovë, edhe atë kanë qenë intervenime mjaftë të rënda shkaku i erës së madhe që frynte, por ne si NJTKZ Tetovë arritëm në kohë ta lokalizojmë dhe mos lejojmë të përhapet. Edhe sot në orët e para të mëngjesit kemi pasur një zj*arr të madh në pjesën e Zherovjanit, ku mundej të përhapej, por ia dolëm që në kohë ta lokalizojmë. Që nga janari deri ditën e sotme kemi mbi 402 zja*rre”- Uka Aliti. Kryeshef i NJTKZ Tetovë.
Ndërkohë 3 vatra zj*arri kishte në mëngjes në Gostivar. Pas ndërhyrjes së zja*rrfikësve fl*akët u vunë në kontroll.

“Dje ka pasur më së shumti intervenime, ndërsa ditën e sotme ishin vetëm tre. Dje kishim më se dhjetë intervenime, ndërsa për pesë ditët e këtij muaji ka pasur mbi 30 intervenime, ku shumica e tyre, apo 26 ishin në terren të hapur. Kemi pasur edhe tre intervenime në objekte banimi”- pohoi Jusuf Bajrami. Shef i NJTZ Gostivar.
Zja*rrfikësit në Tetovë dhe Gostivar, të cilët ditëve të fundit si në shumë pjesë të vendit po lu*ftojnë me fl*akët kërkuan nga Qeveria pajisje. Ata theksojnë se makineria e vjetruar dhe mungesa e pajisjeve, rëndon gjithnjë e më shumë punën në terren.