Rojet e bregut në Turqi i evakuuan qindra banorë të fshatrave larg një termocentrali që po digjej të enjten.
Në anën tjetër, zja*rrfikësit grekë lu8ftuan me një fl*akë të madhe afër një zone antike të Olimpit përderisa vala historike e nxehtësisë po bën dëme të mësa në juglindje të Evropës.
Rivalët rajonalë janë bashkuar këtë javë në lu*ftën kundër fatkeqësisë të cilën zyrtarë të lartë dhe ekspertë po e lidhin me mot intensiv të shkaktuar nga ngrohja globale.
Tetë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë shtrirë në spital përgjatë brigjeve juglindore të Turqisë që kur zjarret shpërth*yen javën e kaluar.
Zj*arret në Greqi këtë javë përkohësisht penguan rrugën kryesore për në Athinë ndërsa zj*arre shqetësuese filluan në Olimp, vendlindjen e Lojërave Olimpike, që zakonisht është e mbushur me turistë.
“Nëse njerëzit ende dy*shojnë se ngrohja globale është e vërtetë, le të vijnë dhe të shohin intensitetin e fenomenit këtu”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Të dhënat e Bashkimit Evropian kanë treguar se sezona e zjarreve këtë vit, ka qenë dukshëm më shkatë*rruese se vitet paraprake.
Temperaturat e larta dhe erërat besohet se janë shkaktaret kyçe të këtyre zjarreve.