Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të raste të të infektuarve me koronavirus.
Instituti i Shëndetit Publik të enjten ka njoftuar për katër v*iktima dhe 219 të infektuar në 24 orët e fundit nga testimi i 4,713 mostrave. Sipas raportit, 30 persona janë shëruar nga infektimi.
Vi*ktimat janë dy në Shkup (61 dhe 66 vjeç) dhe nga një në Tetovë (76) dhe Kërçovë (76).
Pas Shkupit numër më të madh të të infektuarve ka në qytetin e Tetovës.
105 pacientë me COVID-19 janë shtruar në Klinikën Universitare në Shkup dhe qytete të tjera, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.