Dalin pamjet e arrestimit të kreut të komunës dhe familjarëve të tij (VIDEO)

I akuzuar për trafik të cigareve është vënë në pranga kreu i komunës.

Ndërkohë që Policia e Maqedonisë ka publikuar pamje pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Novo Sellës, i cili u vu nën pranga gjatë ditës së djeshme.

Boro Stojçev mbrëmjen e djeshme u arrestua nën dyshime për kontrabandë me cigare.

Stojçev është ndaluar së bashku me gruan, djalin e tij dhe një bashkëpunëtor tjetër, ndërsa sipas disa mediave, arrestimi i tij është shoqëruar edhe me të shtëna armësh.

Me poshtë kemi Videon nga aksioni policor ku u arrestua kryetar i Komunës NovoSellë, Boro Stojçev.

https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/1814995475256448/