Tre helikopterë serbë dhe një maqedonas u ngritën nga aeroporti i Shkupit në drejtim të rajonit të Pehçevës, tha drejtori i Qendrës për Menaxhimin me Kriza, Stojançe Angelov. Ai njoftoi në Facebook se gjithsej pesë helikopterë do të intervenojnë për shuarjen e zj*arreve në këtë rajon.
“Pas performancës së ekuipazhit të helikopterit të ushtrisë sonë, në këtë moment tre helikopterët serbë dhe një tjetër i yni po ngrihen. Gjithsej pesë helikopterë do të veprojnë mbi zj*arrin e madh”, ka shkruar Angellov.