Senzacioni i pandemisë e ‘djeg’ stadiumin në Gostivar


Bardhi është duke korrur suksese të mëdha.
Me të hyrë në muzikë ka arritur të shndërrohet ndër reperët më të pëlqyer e më të kërkuar nga publiku për mbrëmje muzikore.

Famë të madhe mori me këngën ‘Betohemi’, të cilën e ka lansuar në kohën e pandemisë.
Bardhi jo rastësisht është quajtur ‘këngëtari i pandemisë’ pasi ka debutuar në treg gjatë asaj periudhe.

Mbrëmë ai ka mbajtur një koncert madhështor në Gostivar ku shihet se ka pasur numër tejet të madh të pjesëmarrësve.