Ekskluzive: Maqedonia merr ftesën për nisjen e bisedimeve për në NATO

U.S. Defense Secretary Robert M. Gates and other NATO Ministers of Defense and of Foreign Affairs met together at NATO headquarters to give final political guidance in preparation for the meeting of Allied Heads of State and Government at the upcoming NATO Summit in Lisbon, Portugal in November in Brussels, Belgium, on Thursday October 14, 2010. DOD photo by Master Sgt. Jerry Morrison(RELEASED)

Në ditën e parë të Samitit të NATO-s në Bruksel, Maqedonisë do  t`i bëhet ftesa që t`i nis bisedimet për t`iu bashkuar Aleancës Veri-Atlantike.

Në  dokumentin  në të cilin  firmën do ta hedhin sekretari i NATO-së, Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e  që e ka siguruar Klan Kosova thuhet se kjo ftesë për anëtarësim në aleancën ushtarake është një arritje e rëndësishme për Maqedoninë për të cilën qytetarët e saj duhet të jenë krenarë.

“Anëtarësimi në Aleancë do të sjellë siguri dhe prosperitet për vendin tuaj dhe rajonin euro-atlantik dhe është një shenjë e qartë se dyert e NATO-së mbeten të hapura. Kjo ftesë vjen në kontekstin e arritjes së marrëveshjes historike në mes të Shkupit dhe Athinës lidhur me çështjen e emrit të vendit tuaj.”

Mes tjerash në ftesën e bërë nga shefi i NATO-s drejtuar kreut të Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev theksohet se kompromisi për këtë marrëveshje ka qenë i vështirë për të dyja palët, porse është në interes të të dyja vendeve dhe të gjithë rajonit, njofton Klan Kosova.

Letrës që e posedon Klan Kosova i është bashkëngjitur edhe një pasqyrë e tërë procesit të Anëtarësimit në NATO.

Maqedonisë pikërisht sot i hapet rruga që të bëhet anëtarja e 30 e Aleancës Veriatlantike.