Zjarret, VMRO-ja përgatit padi për Zaevin dhe Angellovin

VMRO-DPMNE-ja është duke punuar rreth padive penale ndaj kryeministrit Zoran Zaev dhe drejtorit të Qendrës së Menaxhimit me Kr*iza, Stojançe Angellov. Ekipi juridik i partisë opozitare po mbledh dëshmi që mund të përdoren si bazë për përndjekje penale nga organi i akuzës. Nga partia e Hristijan Mickoskit thonë se në momentin kur paditë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe punë të papërgjegjshme do të jenë gati, do t’i dorëzohen Prokurorisë Publike.

Sipas opozitës maqedonase kreu i Qendrës së Menaxhimit me Kr*iza në vend se të merrem me mbrojtjen e qytetarëve nga muaji shkurt ka porositur telefona celularë me vlerë prej 1 milion denarësh për nevojat e institucionit.

Koçani dëshmoi se regjimi aktual është i gatshëm të flijon gjithçka dhe gjithkënd vetëm që t’i plotëson nevojat e veta. Duket qartë se regjimi i Zaevit dhe ithtarëve të tij si Stojançe Angellov, nuk e kanë përparësi fikjen e zj*arreve, nuk e kanë për rëndësi sistemin mbrojtjes, por kanë për rëndësi veturat dhe celularët e ri për funksionarët dhe shërbyesit e tyre”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja ak*uzon opozitën maqedonase se po keqpërdor fatkeqësitë natyrore për pikë politike.
Vetëm VMRO-DPMNE-ja qëndron anash, shpërndan të pavërteta dhe kr*itika të pabaza. Kjo është VMRO-DPMNE-ja e humbur e cila nuk din si të vepron dhe nuk din çfarë t’i ofron qytetarët. Sistemi funksionon, situata është nën kontroll. Zjarret nuk janë tema politike”, thonë LSDM.

Pas paralajmërimeve për padi penale dhe kërkesës për dorëheqje, drejtori i QMK-së Angellov deklaroi se pas qetësimit të situatës në rast vërtetohet fajësia e tij për zj*arret në nivel shteti, ai do të jep dorëheqje. Bazë për padi ndaj tij opozita e merr veprimin e Angellovit i cili ndodhej në aheng gjatë momenteve kur Koçani ishte përfshirë nga zj*arri.