Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Tearcë të Tetovës janë kapur 100 rrënjë të uz*inës së kan*abisit. Bimët nar*kotike janë gjetur në vendin e quajtur “Llapuf”.
“Sipas pronarit të arës S.U. (67) nga Tearca e Tetovës, këto ara nuk janë punuar dhe kultivuar për disa vjet me radhë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.