Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë hapur ditën e sotme pikën doganore në Grabom të Malësisë së Madhe. Kjo pikë kufitare lidh njësinë administrative të Kelmendit të Bashkisë së Malësisë së Madhe me komunën Tuz të Malit të Zi. Kryeministri Edi Rama deklaroi se së shpejti do të ndërtohet edhe ura që lidh Velipojën ne Malin e Zi ndërsa shtoi se kjo duhet të shërbejë si një urë lidhëse mes Ballkanit për ta garantuar të njëjtat liri dhe të drejta për lëvizjen e lirë si vendet e BE. Rama u shpreh se shpreson që Mali i Zi sa më shpejt të bashkohet në nismën “Ballkani i Hapur”, duke mos i kursyer thumbat për BE.