AlternAtivA: Zj*arri që i dj*eg pyjet, po e dj*eg edhe shpresën e qytetarëve ndaj kësaj qeverie

Pas raportimit të djeshëm nga ana e Qendrës për Menaxhim me Kr*iza se në më shumë se 13 lokalitete të vendit kemi zjarr aktiv, është më shumë se ska*ndaloze se qysh arriti në mbrëmje të mos lokalizohet zj*arri në Koçani dhe kështu të rre*zikohet, madje, edhe jeta e qytetarëve, reagojnë nga partia opozitare, Alternativa.

“Që skandali të jetë edhe më i madh flet fakti se përderisa dje disa vende dhe qytete ishin në rre*zik të madh nga djegia e tërësishme, Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kr*iza, Stojanço Angellov, e festonte Ilindenin me këngëtarë të estradës, ndërsa për Koçanin që digjej as që i bëhej vonë. Kësaj në shqipen tonë i thonë “Fshati digjej, plaka krihej”.

Ndërsa, nga ana tjetër, edhe më skandaloze është deklarata e Bekim Maksutit, Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili si në stilin “Mesharin e Gjon Buzukut e ka shkruar Marin Barleti”, tha se avionët e shpëtimit janë jashtë përdorimit për arsye se servisimi kushton shumë”, tha Orhan Murtezani nga AAA-ja.
Kanë kërkuar edhe përgjegjësi nga Angellovi dhe Maksuti, duke kërkuar dorëheqjen e tyre.