Prej ditësh, Turqia është përfshirë nga flakët dhe deri më tani janë shënuar për fat të keq, 8 viktima. Të shumtë kanë qenë ato që kanë bërë thirrje vendeve të tjera për t’ju ardhur në ndihmë. Almeda Abazi, bukuroshja shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Turqi, nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë thirrje dhe apel për ndihmë për të gjitha vendet që kanë mundësi që të ndihmojnë.
“Unë po i thërras të gjitha vendet që mund të na ndihmojnë. Ne jemi të shkatërruar dhe deri më tani po ashtu u shkatërruan 112 zjarre. Ne nuk kemi mjaftueshëm avionë zjarrfikës për t’i ndaluar ato. Kemi humbur tetë persona, shumë kafshë dhe pyjet tona. Ju lutem na ndihmoni. Ne kemi nevojë për aeroplanë urgjentisht. Ne kemi vetëm një”, ka shkruar ajo përkrah një fotograie ku shihet qartë vendi i përfshirë nga flakët.