Aktori i madh turk çdo fundjavë në Shqipëri

Platforma Tring njihet tashmë si platforma e cila nuk njeh konkurrencë për sa i përket serialeve turke, latine dhe botërore. Me tre kanale dedikuar serialeve më të fundit, përkatësisht: 3 Plus, Jolly HD dhe Kanal D Drama, përmbushen në ekran preferencat e të gjithë shikuesve.

Can Yaman është një nga protagonistët më të rëndësishëm, por edhe një nga aktorët më të suksesshëm të momentit, që kjo platformë e ka sjellë në disa dimensione. Në fillim në serialin “Pavarësisht Dashurisë”, e më pas në serialet “Hëna e Plotë” dhe “Një puthje në errësirë”. Të gjitha suksese që i hapën rrugën një rikthimi të katërt të aktorit me një tjetër serial si edhe në bashkëpunimin e dytë me aktoren Ozge Gurel, atë me titullin “Mësime dashurie”. Një serial ky që transmetohet njëkohësisht me shumë sukses edhe në Itali, si premiera e sezonit.

Në këtë serial, Can interpreton rolin e një donzhuani të pashoq, jeta e të cilit ndryshon pasi njihet me një vajzë që edhe pse e zhgënjyer nga dashuria, nuk resht së kërkuari burrin e ëndrrave. Një takim i rastësishëm, një keqkuptim e më pas një pakt. Ai do t’i japë asaj mësime dashurie, kurse ajo do të shtiret si e dashura e tij. Por ja që zemra nuk njeh arsye e as plane.