Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Frymëzim Dauti, ka vazhduar me akuza në adresë të Menduh Thaçit.
Në një prononcim për News33, Dauti ka deklaruar se Menduh Thaçi është shembull për keq menaxhim. E akuzon kreun PDSH-së për shkatrim të partisë.
Thotë se Menduh Thaçi është i padëshiruar në Gostivar, Strugë, Kumanovë, Dibër e Kërçovë.
Dauti shkon edhe më tutje duke thënë se Thaçi është i sëmurë mental.
Foli edhe për reagimin e PDSH-së dhe shkarkimin nga posti i drejtorit. Tregon punët e realizuara brenda dy vitesh.
Ndryshe, Frymëzim Dauti është nënkryetar i PDSH-së dhe zyrtarisht kandidat për kreun e komunës së Gostivarit.