Nën tingujt e këngëve të Cecës, po argëtohen pushuesit në plazhin shqiptar, saktësisht në Gjirin e Lalzit.
Këngëtarja serbe e muzikës turbo-folk, Ceca Razhnjatovic, po dëgjohet në plazhet shqiptare.
Momente kur këngëtarja nacionaliste serbe është dëgjuar në plazhet e Shqipërisë janë regjistruar edhe në të kaluarën. Megjithatë nuk dihet nëse këngët e saja, siç dëgjohet në video, janë lëshuar me kërkesë të ndonjë pushuesi ndërkombëtar apo nga vetë stafi i lokalit.