Të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të përgjegjshëm, të vozisin me kujdes dhe në këtë mënyrë të mbesin të sigurt në trafik.
Ata që nuk do t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, do të sanksionohen.
MPB dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor vazhdojnë me aktivitetet parandaluese në suaza të fushatës “Vozit i çlodhur”.
“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor vazhdojnë me aktivitetet e tyre me qëllim që të kemi siguri sa më të lartë nëpër rrugët e gjithë vendit. Kuptohet ndërmarrim masa parandaluese dhe represive. Në pjesën e masave parandaluese e zbatojmë fushatën “Vozit i çlodhur”, ku qytetarët i paralajmërojmë se duhet të respektohen rregullat e trafikut, por edhe se duhet të jemi të çlodhur kur drejtojmë makinë, sepse lodhja, sidomos temperaturat e larta, kontribuojnë për ulje të përqendrimit dhe rritje të numrit të fatkeqësive”, deklaroi Toni Angellovski, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme.