Nga mëngjesi i sotëm Ndihma e Shpejtë ka kryer 45 intervenime, ndërsa numri i qytetarëve që lajmërohen në 194 është shumë herë më i lartë. Ankesat janë kryesisht për marramendje, diarre, të vjella, dhimbje gjoksi, rritje e tensionit të gjakut. Temperaturat e larta nuk planifikojnë të bra*ktisin vendin tonë edhe për disa ditë. Enti Hidrometeorologjik për fundjavë paralajmëron temperatura deri në 43 gradë celsius.
Për të shpëtuar nga temperaturat e larta që kanë kapluar vendin tonë disa qytetarë pozicionohen pranë kondicionerit, të tjerë parapëlqejnë të frekuentojnë pishinat.
“Jo të gjithë kanë në dispozicion kohë të mjaftueshme për të vizituar liqenet në vend, apo për të vizituar vendet fqinje për të shkuar drejt bregdetit. Ata të cilët nuk kanë kohë të mjaftueshme për të shfrytëzuar këto dy mundësi, kanë zgjedhur që në këtë vapë përv*ëluese të freskohen në pishinat më të afërta pranë lokacionit ku ata ndodhen. Kur thotë populli “Kur nuk ke pulën, ha sorrën”.
Pishinat, përveç si mundësi argëtimi, konsiderohen edhe si burim infeksionesh për sytë, veshët dhe lëkurën në përgjithësi. Baki Zeqiri, pronar pishine tha se është një ekip i posaçëm që kujdeset për higjienën në pishinë, por duke shtuar se si të rriturit ashtu edhe fëmijët duhet të vetëdijesohen për rëndësinë e mbajtjes së higjienës në një hapësirë që shfrytëzohet nga më shumë persona. Prindërit thotë ai, veçanërisht, luajnë rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve për mënyrën se si duhet të sillen në ambiente të tilla.
Sigurisht që me rritjen e temperaturave është rritur edhe numri i vizitorëve. Respektohen të gjitha protokollet, masat e parapara nga ana e Qeverisë. Pishina është e dizajnuar për të gjitha kategoritë, thellësitë lëvizin prej 30 cm deri në 180 cm. Si e kontrolloni se kush është i disiplinuar brenda në pishinë dhe kush jo? Patjetër që ka kimikate për mirëmbajtjen e ujit, ajo është shumë e rëndësishme. Higjiena është një prej elementëve kryesore për ne. Sidomos fëmijët, janë prindërit që i udhëzojnë, por edhe në i udhëzojmë”, tha Baki Zeqiri, pronar.
Gjatë këtij sezoni mjekët dermatolog vazhdimisht apelojnë deri tek qytetarët që të kujdesen për higjienën, duke i këshilluar të bëjnë dush para dhe pas hyrjes në pishinë. Sipas tyre, kremrat për mbrojtje nga rrezet e diellit, shërbejnë edhe si një mënyrë për mbrojtje nga bakteret që ndodhen në ujin e pishinës. Këshillojnë që qytetarët të vizitojnë mjekun sapo të vërejnë ndonjë shqetësim shëndetësor.