Ftesa për anëtarësim në NATO për Maqedoninë është kryelajmi i Samitit të Aleancës që prej sot fillon në Bruksel.
Lajmi është paralajmëruar edhe nga vetë kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg pak orë para mbajtjes së këtij takimi të nivelit të lartë, ku ndër të tjera do të jepet ftesa për anëtarësimin e Maqedonisë, por procesi i pranimit do të ndodhë pasi që gjithë marrëveshja për emrin e ri Maqedonia e Veriut të marrë dritë jeshile në Kuvend, pas referendumit të suksesshëm.
Referendumi pritet të mbahet në shtator ose tetor dhe më pastaj do të vjen drita jeshile nga parlamenti grek.
“Pres që pas marrëveshjes historike të arritur muajin e kaluar rreth kontestit për emrin do të ftojmë Shkupin të fillojë negociatat për anëtarësim.Kur të finalizohet dhe zbatohet marrëveshja do të mund të ftojmë Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë për tu bërë anëtarja e 30-të e NATO-s nën emrin e saj të ri, Republika e Maqedonisë Veriore. Ky është sinjal se porta e NATO-s mbetet e hapur”, theksoi dje sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Autoritetet qeveritare në Shkup e kanë vlerësuar historike ditën e sotme kur pritet të miratohet vendimi për dhënien e ftesës, ndërsa ajo zyrtarisht pritet ti dorëzohet kryeministrit Zoran Zaev ngaana e Stoltenberg gjatë ditës së nesërme.