Gazetari Furkan Saliu, në Maqedoninë e Veriut, ka publikuar një video, në të cilën pretendon se është filmuar një kon*flikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, gjatë takimit të mbajtur sot në kuadër të Samitit të Shkupit.
Në postimin në Facebook, Saliu shkruan se Rama e ka quajtur ‘in*jorant’ dhe se kur pranë tyre janë afruar gazetarë të tjerë, kryeministri shqiptar ka nisur të flasë normalisht.
Postimi i plotë:
“Për shkak të distancës mikrofoni nuk ka kap gjithçka që më tha dhe i thash Ramës, po qe po mundohem pak a shumë tua shpjegojë situatën. Konferenca për media doli që nuk ishte për media po për televizionet private të Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, dmth televizionet publike. Iu thash në anglisht të treve se kjo po duket mu ashtu siç e tha Rama, mini-Jugosllavi, pa liri të shprehjes. Kjo si duket e preku më së shumti Ramën.
Rama: Ti je një inj*orant! F.S: Inj*orant Gashi? Rama: Çfarë rinie jeni ju? Inj*orantë! F.S: Nuk e di se a unë jam inj*orant apo ju arr*ogant? Rama: Pse arr*ogant? Po e them të vërtetën, je inj*orant! F.S: Ju ekspert inj*orantes, i njihni në shikim të parë, me shumë gjasa jeni të rrethuar me inj*orantë!
Afrohen gazetarët, fillojnë të interesohen se për çfarë po flasim dhe Rama e ngrit zërin…
Rama: Nëse do intervistë ekskluzive..?
F.S: Jo faleminderit.”, ka shkruar gazetari Furkan Saliu.